E jashtëzakonshme në Durrës, kapet peshkaqeni 400 kg

Peshkatarët durrsakë kane kapur një peshkaqen 3.85 metra të gjatë me peshë rreth 400 kg.

Peshkaqeni u kap nga anija “Nesimi” në 100 metra thellësi në drejtim të Durrësit. Peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme ndërsa e gjithë sasia e tij u ble nga restorantet e zonës.

Marinarët e anijes përshkuese “Nesimi” deklaruan se kjo ishte hera e pare qe kapen një peshk kaq te madh.