Njëri me droge e tjetri tapë, prangosen nga policia në Vlorë. Emrat

Gjatë aksioneve të policisë së Vlorës janë ndaluar dy përsona. Njëri kishte një sasi hashashi me vehte ndërsa tjetri po qarkullonte me automjetin e tij pasi kishte pirë.

Ja njoftimi i plotë i policisë së Vlorës:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin,

Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-

Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip, Ford , dhe

pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si

Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

neni 283/1 i Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Kiço Zaka, 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes  “Lef Sallata” Vlorë pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip, Audi, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, neni 291 i Kodit Penal.