Zjarri shfarosës në Kaliforni, arrin në 56 numri i të vdekurve, në 130 i të zhdukurve

Më shumë se 450 persona janë angazhuar tani për të kontrolluar mbetjet e godinave të djegura në Kaliforni për të gjetur trupat e viktimave.

Zjarri ka vrarë të paktën 56 persona dhe autoritetet thanë se 130 të tjerë nuk janë gjetur ende.

Shumë nga të zhdukurit janë të moshuar nga Magalia, një qytet me pyje rreth 11 mijë km në veri të Paradise.

Një rrugë e madhe që përshkon qytetin është e e mbushur me pika karburanti, një dyqan picazh, një sallon flokësh, një restorant kinez dhe dyqane. Nuk ka rrugë kryesore ose qëndër qyteti.

“Kur unë them qëndër qyteti, e kam fjalën për Paradise” tha banori John Pohmageich, që kishte vendosur të qëndronte në Magalia ndërsa shuhej zjarri.

18-vjeçari që punon në një Real Estate dhe jeton në rrugën ku janë shumë shtëpi të djegura, tha se ai qëndroni të mbronte pronën e punëdhënësit të tij nga grabitësit dhe për të përgatitur disa kabina dhe shtëpi të lëvizshme me qëllim që qiramarrësit e binzesnit të ketë ku të jetojnë nëse ata kthehen.

“Nëse ky qytet do të ringjallet, do të duhen shumë shumë vite”, tha ai./SYRI.NET