'Fillon vrasja masive e hebrenjve': Kush janë ngjarjet kryesore të 15 Nëntorit

Sot data shënon 15 nëntor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

15 Nëntori është dita e 319-të e kalendarit gregorian (dita e 320-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 46 ditë.

Ngjarje

1492 - Kristofor Kolombi ka marre shënimin e parë për duhanin në ditarin e tij. Duhani në të vërtetë për herë të parë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë është sjellë nga Amerika në Evropë dhe pastaj në kontinente të tjera.

1939 – Forcat naziste filluan në Varshavë vrasjen masive të hebrenjve.

1533 - Francisco Pizarro arrin në Cuzco, Peru.

1949 - Vriten Nathuram Godse dhe Narayan Apte për vrasje e politikanit indian Mahatma Gandhi.

1961 – Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një traktat, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.

1966 - Programi Gemini: Gemini 12 bie në Oqeanin Atlantik.

1970 - Lunokhod 1 zbret në Hënë.

1971 - Intel paraqiti në treg mikroprocesorin e parë, 4004.

1983 - U themelua Republika Turke e Qipros së Veriut.

1983 – Republika turke e Qipros së Veriut formohet zyrtarisht, duke u njohur si shtet vetëm nga ana e Turqisë.

1985 – Britania e Madhe dhe Irlanda nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë Dublinit një rol zyrtar këshillues në qeverisjen e Irlandës Veriore.

1988 – Këshilli Kombëtar i Palestinës, trup legjislativ i Autoritetit Palestinez, shpalli formimin e një shteti të pavarur palestinez në përmbyllje të konferencës katërditore në Algjeri.

1889 – Brazili shpallet Republikë nga Marechal Deodoro da Fonseca dhe Perandori Pedro i Dyti rrëzohet nga froni përmes një puçi ushtarak, duke i dhënë fund mbretërisë.

1900 - Tahir Dizdari, nëpunës, publicist, gjuhëtar e orientalist shqiptar.

2002 - Hu Jintao zgjedhet sekretar gjeneral i Partisë Komuniste të Kinës.

2003 – Kryeqyteti komercial i Turqisë goditet nga një valë e bombardimeve të fuqishme.

2006 - Filloi veprimin Al Jazeera English lajmet.

2007 – Një ciklon shkatërrimtar i emërtuar “Sidr” godet Bangladeshin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5.000 personave dhe shkatërrimin e tokave pjellore.

2009 - Populli i Kosovës votoi në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e para që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia.

Lindje

1738 - William Herschel, astronom anglez

1862 - Gerhart Hauptmann, shkrimtar dhe dramaturg gjerman

1889 - Emanuel II, mbreti i fundit portugez

1893 - Ndok Gjeloshi, veprimtar aktiv Politik dhe Kapiten i forcave Ushtarake Shqiptare

1905 - Annunzio Paolo Mantovani, dirigjent italian

1907 - Claus Graf Schenk von Stauffenberg, oficier gjerman , njëri nga atenatorët (i pasuksesshem) ndaj Hitlerit më 20 korrik 1944.

1912 - Branko Belan, regjisor filmi kroat,kritik filmi romansier.

1932 - Petula Clark, aktore britaneze

1936 - Wolf Biermann, kantautor gjerman

1944 - Joy Fleming, këgëtare gjermane

1945 - Anni-Frid Lyngstad (Frida), pop-këgëtare suedeze (ABBA)

1948 - Eqrem Basha, poet, prozator, skenarist e akademik shqiptar

1949 - Iljaz Prokshi, shkrimtar shqiptar

1954 - Aleksander Kwasniewski, politikan polak

Vdekje

1280 - Alberti Masdh , filozof, teolog gjerman

1630 - Johannes Kepler, matematikan gjerman, filozof, astronom, astrolog dhe specialist i optikës.

1787 - Christoph Willibald Gluck, kompozitor i dirigjent gjerman

1808 - Mustafa IV, sulltan i mbretërisë osmane

1916 - Henryk Sienkiewicz, letrar polak, nobelist

1919 - Alfred Werner, kimist zvicrran

1950 - Agnes Repplier, letrare amerikane

1978 - Margaret Mead, antropolog amerikan