Piktura që u ble për 180 mijë dollar, shitet për 92 milion

Një pikturë ikonë e artistit të njohur nga SHBA, Edward Hopper, është shitur në një ankand në Nju Jork për gati 92 milion dollarë.

Piktura e vitit 1929 ‘Chop Suey’ është bërë piktura më e shtrenjtë e Hopper, shkruan Syri.net.

Ajo ishte një nga 91 pikturat moderne amerikane të vendosura në ankand nga pasuria e sipërmarrësit amerikan Barney Ebsworth, i cili vdiq në prill.

Barney e kishte blerë pikturën në vitin 1973 për 180 000 dollar.

Koleksioni Ebsworth u vlerësua rreth 350 milion dollarë.

Edward Hopper ishte i famshëm për idetë e tij mbi jetën moderne amerikane. Ai vdiq në vitin 1967.

Rekordin e pikturave të Edward e mbante ‘East Wind Over Weehawken’ e cila ishte shitur në vitin 2013 për 40.4 milion dollar.

/A.P/Syri.net/