Sturgeon: Marrëveshja është 'e keqe për Skocinë'

Ministrja e parë skoceze Nicola Sturgeon është shprehur se marrëveshja e miratuar është në dëm të Skocisë.

"Kjo marrëveshje e propozuar do të ishte e keqe për Skocinë, duke na nxjerrë nga një treg tetë herë më i madh se tregu i Britanisë së Madhe dhe duke paraqitur një kërcënim të madh për punët, investimet dhe standardet e jetesës”, tha ajo, shkruan Syri.net.

Nëse kjo marrëveshje refuzohet me të vërtetë nga Parlamenti atëherë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve për të siguruar një vendim më të mirë.

Marrëveshja e arritur nga BE dhe UK do të hidhet për miratim në parlamentin Britanik.

/A.P/Syri.net/