Këta janë yjet që mund të ndryshojnë klub në merkaton e janarit

Kur kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë deri në hapjen merkatos së janarit, shumë skuadra europiane kanë identifikuar transferimet e mundshme, teksa kanë filluar të punojnë për finalizimin e tyre.

Merkato e janarit si rrallë herë më parë, mund të bëjë që lojtarë të mëdhenj të ndërrojnë skuadër.

Në këtë listë janë edhe Paul Pogba që mund të rikthehet te Juventusi, e po ashtu edhe Ousmane Dembele, që po kërkohet nga Liverpooli.

Jan Oblak, Alexis Sanchez, Aaron Ramsey dhe Nicolas Pepe, janë pjesë e listës që mund të ndryshojnë skuadër.