Figo tradhton Ronaldon, ja cilin zgjedh për lojtarin më të mirë

Luis Figo mendon se mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric, do të ishte mirë të fitonte këtë vit “Goal 50”.

“Ai është njëri nga ata të cilët meriton çmime individuale”, tha ish-ylli i Real Madridit për “Goal”.

“Këto çmime gjithmonë janë subjektive, por pa dyshim Modric pati një sezon të mrekullueshëm. Ai bëri dallimin me Kombëtaren dhe me Real Madridin. Për këtë arsye, çmimi i tij është i merituar”, përfundoi portugezi Figo, i cili nuk zgjodhi bashkëpatriotin e tij, Cristiano Ronaldon, për lojtarin më të mirë të vitit.