VIDEO/ Me këtë gol Ibra ‘pushtoi’ Amerikën

Zlatan Ibrahimovic vijon suksesin e tij në MLS duke bërë për vete të gjithë Amerikën Veriore dhe përvetësuar çmime.

Kështu, pasi fitoi çmimin e “Të ardhurit të ri” më të mirë, Ibrahimovic ka fituar së fundmi edhe çmimin për golin më të bukur të vitit të shënuar në Major League Soccer.

Bëhet fjalë për golin e realizuar nga suedezi më datë 31 mars, në ndeshjes mes Los Angeles Galaxy dhe Los Angeles FC, që korrespondon edhe me takimin debutues të Ibrahimovic në kampionatin amerikan.

Një gol spektakolar i realizuar thuajse nga mesi i fushës, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.