VIDEO/ ‘Santiago Bernabeu’ do bëhet një impiant përrallor. Projekti fantastik

Reali i Madridit do të ketë një “Santiago Bernabeu” të ri. Një stadium përrallor që do ta kishin zili të gjitha skuadrat.

Në faqen zyrtare në “Facebook” në profilin zyrtar të skuadrës “Los Blancos” është postuar një video ku duket dhe projekti gjigant që pritet të vihet në jetë për ndërtimin e stadiumit të ri.

Ky impiant pritet të jetë me një platformë e cila do të mbulojë stadiumin nga lart dhe do të jetë e lëvizshme, kështu që edhe mund të hapet, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.