Mashtruesi kompjuterik italian probleme me drejtësinë shqiptare, ja sa vjet burg rrezikon

Një person i akuzuar për “mashtrim kompjuterik”, di të përballet me drejtësinë shqiptare, pasi u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë ndaj tij.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se ai është A. P., 28-vjeç, me banim në Itali

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për krimet kompiuterike

Më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 28, banues në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.

Neni 143/b

Mashtrimi kompjuterik

(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27. 11. 2008; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.