UEFA cakton arbitra nga Rusia për sfidën e kuqezinjve me Skocinë

Tre ditë para ndeshjes me Skocinë në “Loro Boriçi”, si ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve, UEFA ka bërë të ditur edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë këtë sfidë.

Bëhet fjalë gjyqtarin rus, Vladislav Bezborodov, ndërsa asistentët e tij do të jenë Valeri Dançenko dhe Maksim Gavrilin.

Pas portave, do të rreshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev.

E gjithë kjo trupë arbitrash është nga Rusia.

Kjo do të jetë hera e parë që ky arbitër do të drejtojë Shqipërinë, ndërsa është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare, ku arbitron pothuajse gjithmonë në Europa League.

E fundit ishte edhe ajo mes Lazios dhe Marsejës, të përfunduar në shifrat 2-1 për ekipin e Strakoshës.