Mediu: Rama e Veliaj peng, mashtruan banorët me certifikata legalizimi në fushatë

Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka reaguar ashpër me tentativën më të fundit  të kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës, për nxjerrjen e mbi 300 familjeve nga banesat e tyre përgjatë Unazës së re. Sipas Fatmir Mediut, Rama dhe Veliaj, janë të papërgjegjshëm dhe e konsiderojnë “Tiranën pronë ë veten dhe qytetarët vegla të interesave politiko-korruptive”.

Mediu risolli në vëmendje faktin që ata qytetarë “janë mashtruar nga Edi Rama se do legalizonte çdo gjë, të mashtruar nga Veliaj se do legalizonte pronat e tyre. Mjafton të kujtoj se si në fushate për zgjedhjet lokale dhe Parlamentare bridhnin me certifikata legalizimi nëpër duar”.

Duke bërë një paralelizëm sipas të cilit “për 45 vjet komunizmi i baballarëve të Ramës e Velisë i rrëmbeu, kolektivizoj, përndoqi, internoi, i bëri kulak pronarët e ndershëm”, Mediu shtoi se “ky është pushteti i një grupi, i një klani që janë krenar për historinë e komunizmit dhe kërkojnë ta përsërisin atë, duke sulmuar, shkatërruar, rrëmbyer çdo gjë që nuk është me ta”.

Deklarata e plotë e Fatmir Mediut

Deklarata e Kryetarit te Bashkise se nuk pyet per qytetaret e unazes se Tiranes, shtepite jeten e tyre dhe femijeve te tyre eshte tipike deklarate e nje njeriu te papergjegjshem qe e konsideron Tiranen prone te veten dhe qytetaret vegla te interesava politiko-korruptive.

Per me teper eshte e paturp dhe e papergjegjshme ti quash qytetaret e qytetit tend qe kane votuar pro apo kunder teje “Shpellare”.

Askush nuk eshte kunder rruges, por qindra familje nuk mund te hidhen ne rruge pa strehe e pa shprese.

Ata jane njerez te ndershem, qe kane ndertuar me mund dhe me djerse shtepite e tyre. Jane mashtruar nga Edi Rama se do legalizonte cdo gje, te mashtruar nga Veliaj se do legalizonte pronat e tyre. Mjafton te kujtoj se si ne fushate per zgjedhjet lokale dhe Parlamentare bridhnin me certifikata legalizimi neper duar.

Per 45 vjet komunizmi i babllareve te Rames e Velise i rrembeu, kolektivizoj, perndoqi, Internoj i beri kulak pronaret e ndershem.

Gjithe keto vite Rama i mashtron pronaret pa u dhene asgje, duke mos njohur apo mashtruar Gjykaten e Strazburgut.

Po keto njerez legalizojne ke duan dhe shkaterrojne ke te duan. Nuk njofin detyrimin per shpronesim per interes publik, te shtepive qe jane tashme aty prej vitesh në pritje te legalizimit

Ky eshte pushteti i nje grupi, i nje klani qe jane krenar per historine e komunizmit dhe kerkojne ta perserisin ate, duke sulmuar, shkaterruar, rrembyer cdo gje qe nuk eshte me ta.