Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës për shpifje

Është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Djali i ish kryeministrit ka kërkuar dënimin e Taulant Ballës për deklarimet e tij, ku ai e akuzon Shkelzen Berishen per mospagim te taksave.

Taulant Balla nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa gjatë fjalës së tij për mediat Shkëlzen Berisha u shpreh me ironi se do ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet.

‘Proceset për shpifje me zotin Balla janë të shumta sepse profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm.

Shpresoj të mos ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant që e ka mik shtëpie, shpresoj që gjykata të vërtetojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla’- tha Shkëlzen Berisha.

Seanca e radhës do të kryhet në datë 27 nëntor ne Gjykatën e Tiranes.