FOTO/ Tian e thërret në emër nuk përmbahet nga gëzimi Tuna

Një vit më parë Tuna solli në jetë djalin e saj Tian, me të cilin ndan herë pas herë momente të ndryshme në Instagram.

Tiani rritet dita-ditës dhe sigurisht që për prindërit nuk ka gëzim më të madh.

Ai ka filluar të flasë fjalët e para, madje ka surprizuar edhe nënën e tij, ditën e sotme.

Në videon e publikuar në instastoryn e Tunës,Tian shfaqet duke ngrënë, teksa thotë ëmrin e mamasë së tij.

E habitur dhe shumë e lumtur në të njëjtën kohë për këtë moment kaq të bukur, Tuna nuk ngurroi aspak që ta ndante me të gjithë ndjekësit e saj.