", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Askush nuk e priste, trajneri i madh mbërrin tek zyrat e Bajernit

Rezultatet e dobëta kanë detyruar drejtuesit e Bajernit të Mynihut të gjejnë zëvendësuesin e Niko Kovaç-it.

Të shohësh një trajner në një klub tjetër, është gjithmonë diçka e pazakontë në futbollin e sotëm, e cila mund të shkaktojë këndvështrime sensacionale, aq më shumë nëse trajneri në fjalë është Pep Guardiola.

Trajneri i Manchester City u pa të hynte sot në zyrat e Bayern Munich, ish-klubit të tij, para se të kalonte në “Etihad”.

Guardiola mbërriti në “Säbener Strasse” me taksi dhe më pas u shoqërua nga parkimi nëntokësor për në selinë e klubit bavarez nga menaxheri i ekipit, Kathleen Krüger.

Pamjet janë duke bërë xhiron e botës, ndërsa për shkak të rezultateve të dobëta Bajerni pritet që të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç.

Lajmi është bërë publik nga gazetari i njohur gjerman, Torben Hoffmann ndërsa deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi bavarez.

Pep Guardiola e ka drejtuar Bayern Munich për tri sezone (2013-2016), duke fituar tre tituj të Bundesligës, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për Klube.