VIDEO tronditëse/ Gruaja filmon ecjen përmes flakëve në Kaliforni

Një video e tmerrshme tregon një veturë të një grua duke ecur përmes “ferrit” që ka përfshirë Kaliforninë, ndërsa shkëndijat fluturojnë rreth makinës së saj.

Sipas mediave të huaja, Rebecca Hackett, nga Agoura Hills, kishte frikë për jetën e saj ndërsa po udhëtonte përmes zjarrit të ndezur përgjatë Kanan Road në Malibu gjatë fundjavës.

Ajo tha se ajo ‘mezi ia doli’ pasi u ndesh me flakë derisa po largohej nga White Cloud Ranch, një stacion në Malibu ku ajo mban kuaj.

Fillimisht videoja tregon zjarrin e madh rreth autostradës ndërsa drejton veturën drejt një tuneli, pas së cilit përballet me situatën e frikshme.

Ajo më vonë ka postuar një tjetër video, duke shtuar se zjarri kishte ardhur ‘nga askund’ dhe ajo ishte ‘e lumtur që ishte e gjallë’.

Ajo shtoi: ‘Faleminderit Zot që jemi të gjithë në rregull, kuajt tanë janë të sigurt. Gjithçka digjej”.

“Faleminderit të gjithë zjarrfikësve, policisë, përcjellësve të policisë, vullnetarëve, shpëtimtarëve të kafshëve dhe të gjithë atyre që rrezikuan dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar kafshët, njerëzit dhe shtëpitë në Malibu dhe në zonat përreth. Ju jeni heronj! Ne ju duam, ne ju duam, ne ju duam!!! Faleminderit!!”.