FOTO/ Këngëtarja e njohur një nënë krenare, vajza e saj 14 vjeçare boton librin e dytë

Megjithëse është vetëm 14 vjeç ajo ka shfaqur talent të madh në shkrim dhe tashmë ka botuar librin e saj të dytë dhe bëhet fjalë për vajzën e këngëtares së njohur Manjola Nallbanit.

 Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, këngëtarja është shprehur më krenare se kurrë për vajzën e saj 14-vjeçare, Sindi, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë.

Manjola ka treguar se “Njësoj të ndryshëm” është libri më i çmuar për të dhe me urimet e sinqerta të një nëne shpreson që një ditë vajza e saj të bëhet shkrimtare e madhe.

'Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë'!ka shkruajtur në postim Manjola.