FOTO/ Lordi i drogës El Chapo në gjyq, por gruaja e tij merr vëmendjen e mediave

Ditën e djeshme nisi në New York seanca gjyqësore ndaj lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”.

E pranishmë në gjykatë, ishte edhe gruaja e tij, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.

E reja, e cila në pamje ngjason me Kim Kardashian, lëshoi disa deklarata për mediat, në mbrojtje të bashkëshortit të saj..

Emma Coronel Aispuro Guzman është gruaja e tretë e El Chapos. Ajo ka dy kombësi, meksikane nga babai dhe amerikane nga e ëma. Emma u bë bashkëshortja e Guzman, në momentin kur mbushi 18 vjeç, ndërsa El Chapo në atë kohë ishte 50 vjeç.

Nga lidhja me lordin e drogës, ajo ka lindur dy vajza binjake.