Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Shkodër, në sy të dhjetra qytetarëve

Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë.

Ky ka qenë ekzekutimi që është parë nga dhjetëra qytetarë në mes të qytetit të Shkodrës.

Viktima është Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut.

Po kështu është plagosur dhe miku i tij Fatmir Mehaj.

Policia ka gjetur një motor të djegur, i cili mendohet të jetëq përdorur nga dy atentatorët.