FOTO/ Grezda tjetër vlerësim, pjesë e formacionit më të mirë të javës në Skoci

Eros Grezda është rikthyer në formën më të mirë fizike dhe premton vazhdimësi te klubi i njohur i Glagow Rangers që drejtohet nga Gerrard.

“Ylli” i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj Motherëell, ku skuadra e tij triumfoi me rezultat 7-1.

24-vjeçari aktualisht është bashkuar me Kombëtaren e Shqipërisë, por në Skoci nuk kanë të ndalur vlerësimet për të.

Sot, Federata e Skocisë ka publikuar dhe formacionin e javës.

Grezdën jo vetëm është në mes 11 lojtarëve më të mirë, por është konsideruar dhe si ylli i këtij formacioni.