Lesi, Ramës: Merri numrin Gruevskit, si ai do përfundosh

Botuesi Nikollë Lesi e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përfundojë njëlloj si ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për korrupsion në Maqedoni.

Sipas Lesit, edhe Rama njëlloj si gruevski ka për të përfunduar. Ndërsa e ka akuzuar atë se ka shkatërruar Partinë Socialiste.

‘Më pëlqen që je i qeshur në muajt e fundit të qeverisjes. Merri numrin Gruevskit që ta kesh. Partinë Socialiste e ke shkatërruar’, tha Lesi.