E pabesueshme/ Ozil ka refuzuar ofertën 1 milion paund në javë

Mesut Ozil ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2021. Agjenti i mesfushorit megjithatë ka zbuluar një prapaskenë.

Ai mund të bëhej futbollisti më i paguar në historinë e futbollit, por nuk zgjodhi paratë.

Për turko-gjermanin ka mbërritur një ofertë nga Azia ku ai mund të përfitonte 1 milionë paund në javë.

Erkut Sogut ka treguar se Ozil e refuzoi këtë ofertë për të luajtur në nivele të larta.

Kishim oferta stratosferike nga Azia. Ishin të çmendura. Për Ozil paraja nuk është gjithçka. Duhet të shohim futbollin e luajtur dhe aftësitë që ai ka. Ka luajtur me skuadra të mëdha dhe ka qenë numri 10-të te Gjermania kur fitoi Kupën e Botës. Ai bëri një zgjidhje me zemër, edhe pse mund të nënshkruanim me çdo skuadër. Ai më tha se Arsenali ishte shtëpia e tij”, përfundoi agjenti i lojtarit.