Nikollë Lesi ka një parashikim të zi për Edi Ramën: Uroj mos arratisesh si Fatos Nano, i veshur si ...

Gazetari dhe botuesi i njohur, Nikollë Lesi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në pranverë e pret një fund i hidhur.

Gjatë debatit mes tij dhe Ramës në emisionin ‘Repolitix’, Lesi i ka thënë kryeministrit se uron që të mos ikë i veshur si fshatar siç iku fatos nano kur i rrethuan kryeministrinë në 14 shtator të 1998-s.

‘Uroj që të mos largohesh si Fatos Nano. Do të të rrethojnë kryeministrinë para zgjedhjeve. Dëgjo mua jam gazetar kam një informacion unë. Uroj të mos vishesh si Fatos Nano që iku si fshatar në Maqedoni’, deklaroi Lesi.