Nuk i kishte bërë drekën gati, dhunon bashkëshorten

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi ku një person ka dhunuar bashkëshorten e tij për shkak se nuk kishte përgatitur drekë.

M.A ka qenë për vizitë tek varrezat sëbashku me mamanë e tij dhe në momentin që janë kthyer në shtëpi bashkëshortja E.A nuk kishte përgatitur drekë, shkruan Syri.net.

Më pas kanë filluar të debatojnë ku në një moment bashkëshortit nuk i kanë mbajtur me nervat dhe ka filluar ta dhunojë keqazi bashkëshorten.

Pas pak ka ardhur babi i tij sëbashku me nipat ku ka telefonuar policinë.

Ai tashmë rrezikon deri në 1.5 vite burg, teksa për bashkëshorten është lëshuar urdhër mbrojtje.

/A.P/Syri.net/