Zidane merr ofertë nga Bayern Munchen

Humbja 3-2 ndaj Dortmundit, dhe fakti që tashmë gjenden -7 pikë nga verdhezinjtë, ka lëkundur shumë pozitat e trajnerit Niko Kovac te Bayerni i Mynihut.

Siç raporton “OK DIARIO” në Spanjë, drejtuesit bavarezë i kanë paraqitur një ofertë për stolin Zinedin Zidanit.

Francezi është pa ekip, që kur u largua nga Reali i Madridit në fundin e sezonit të kaluar.

Kjo ofertë duket e pa refuzueshme, por priten zhvillime të reja, edhe pse ditët e fundit, në intervista për shtypin, drejtuesit e Bayernit kanë deklaruar se do vazhdojnë t’i besojnë kroatit Kovac.