Ish-ministri, Veliajt: Po shpellarë jemi ne që të votuam, nëse të votojmë sërish atëherë ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i quajti shpellarë qytetarët që protestojnë për shtëpitë e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se Veliaj ka të drejtë kur i quan shpellarë ata të cilët votuan që ai të shpallet kryetar bashkie, madje do të ketë edhe më shumë të drejtë nëse e votojnë sërish.

Ja postimi i Manjanit:

Po po, shpellarë jemi të gjithë ne që e votuam këtë kryetar Bashkie!

Ka shumë të drejtë!

Do ketë të drejtë edhe më shumë po e votuam prap.