Genc Sejko në Syri.net: Edi Rama shkaku i largimit të shqiptarëve

Genc Sejko, i njohur ndryshe si ‘Njeriu i memeve’ deklaroi sot në një lidhje me ‘Skype’ me studion e lajmeve të Syri.net se keqqeverisja e Edi Ramës është arsyeja se përse sot shqiptarët po largohen nga vendi.

Ai tha se edhe në shkuarën ka patur shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, por kurrë në këtë masë. Ndërkohë Sejko u ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë fort të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të mos e braktisin vendin.

‘Jeta e një emigranti nuk është kurrë e lehtë. Mundësitë janë të pafundme por do të fillosh nga fundi i fundit. Ka pasur edhe në të shkuarën qytetarë që janë larguar, por numri i tyre nuk ka qenë kurrë i lartë saç është sot. Llogjika të çon që është keqqeverisja ajo që i detyron shqiptarët të largohet’, deklaroi Sejko’, tha Sejko.