'Njeriu i memeve’ në Syri.net: Ja çfarë synojmë të sjellim me protestën tonë

I njohur në Shqipëri si ‘Njeriu i memeve’, Genc Sejko, në lië lidhje me ‘Skype’ me studion e lajmeve të syri.net, ka folur rreth postimit të tij të fundit në rrjete sociale, ku paralajmëron rikthimin e tij në atdhe për të protestuar.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se çfarë do të ndodhë në protestën e paralajmëruar dhe se çfarë dhe pse shqiptarët duhet t’i bashkohen kësaj proteste, Sejko ka shpjeguar se ai dhe miqtë e tij do të mundohen të sjellin një protestë ndryshe dhe paqësore. Sa i përket pyetjes së përse shqiptarët duhet t’i bashkohen kësaj proteste, Sejko tha se arsyet janë të shumta.

‘Impakti ishte pozitiv, jemi akoma në fillimet e asaj pqë po tentojmë të organizojmë, ka patur një pritje shumë pozitive nga publiku online, e të shohim sa do të konkretizohet ditën e protestës. Në një moment tjetër do të flasim për protestën, tani mund të them se protesta do të jetë qytetare e paqtë, do mundohemi të sjellim diçka tjetër. Në bisedim me miqtë e mi, kemi menduar që është e nevojshme të bëjmë disa përtej asaj luftës që bëjmë online. Nganjëherë thua shumë gjëra por nganjëherë duhet të japim shembull real. Në flasim shumë për atë që po ndodh në Shqipëri prandaj duhet diçka më konkrete. E gjitha ajo që po mundohemi të bëjmë është që populli shqiptar të shohë potencialin që ata kanë. Arsye mund të them sa të duash që mund të protestojmë, varfëria, arroganca, korrupsioni, keqmenazhimi, abuzimi me taksat, lista është shumë e gjatë shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar. Edhe ne gjejmë zgjidhjen më të lehtë çohemi dhe ikim nuk rrimë. PO flasim për një nga demokracitë më të vjetra në botë, anglezët kanë diçka që kur mendojnë se kanë të drejtë në atë që mendojnë ose kur e ndiejnë se po ju bëhet një padrejtësi qëndrojnë fort tek e vetja dhe nuk tërhiqen kurrë. Por demokracia jonë është e brishtë. Distanca mes pozitës dhe qeverisë në parlamentin anglez është dy shpata larg, pasi thikat më përpara therin njëri-tjetrin. Askush nuk do të dojë të jetojë larg njerëzve të tij të dashur, prandaj duhet të luftosh fort për të qëndruar aty ku je. Shpresoj që të ketë pjesëmarrje dhe masivitet. Kauzat për të protestuar janë të shumta, shpresoj që njerëzit të bashkohen me ne për atë që kanë më përzemër.

Më poshtë keni disa meme të bëra nga Sejko kundër keqqeverisjes: