Mediat greke inatosen me batutat e Agim Bajkos: Komik i marrë, fyen Kaçifasin dhe ...

Mediat greke nuk e kanë duruar humorin dhe batutat e aktorit shqiptar Agim Bajko, ndaj Kostandinos Kaçifas, i cili u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Komiku Bajko deklaroi në emisionin e drejtuar prej tij, ‘By Pass’, se Kaçifasi u armatos sepse ishte i mërzitur pasi nuk ishte paguar nga fondi sekret i MInistrisë së Jashtme të Greqisë. Këto deklarata janë cilësuar nga televizioni ‘Star’ në Greqi, si fyese dhe përdhosje ndaj viktimës.

Media greke e ka cilësuar të marrë. Ndërsa jep edhe një deklaratë të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili thotë se në Shqipëri të pushojnë nga puna nëse kërkon të ngresh zërin për të drejtat e minoritetit.

Në videon e mëposhtme keni të plotë kronikën e ‘Star news’ në juhën greke.