Sandër Lleshaj takim me drejtuesit e policisë në Shkodër, ja çfarë ka qenë në qendër të diskutimeve

Zëvendësministrit i Brendshëm “i plotfuqishëm”, ka vijuar takimin sot me strukturat e Policisë, në drejtorinë Vendore të Shkodrës.

Në takim të pranishëm përveç drejtorit të qarkut ishte edhe shefi i komisariatit dhe kupola drejtuese e kësaj drejtorie.

Mësohet se pjesë e diskutimeve ka qenë vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike. Në vëmendje të Sandër Lleshajt është sjellë edhe zbardhja e disa ngjarjeve te bujshme si dhe shtimi i kontrolleve kudo ne qytet për elementet e mundshëm kriminal.

Ashtu si në Tiranë edhe në Shkodër, Lleshaj ka kërkuar shtim të kontrolleve në lokalet e natës dhe ndaj personave që lëvizin të armatosur apo të skeduar si problematik.