Starova merr ofertë nga klubi i Superligës, nuk është Partizani

Sulejman Starova mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre në Kategorisë Superiore.

“Bobi” është kontaktuar orët e fundit nga drejtuesit e Kamzës, sipas asaj që bën të ditur “Panorama Sport”.

Presidenti Naim Qarri i ka bërë ofertën dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse Starova do të pranojë.

Në lojë për stolin e Kamzës është edhe Gugash Magani, i cili është takuar pak ditë më parë me presidentin Qarri.