Dënohet Higuain për kartonin e kuq në Milan-Juventus, shpërthen Salvini: Turp!

Gjykata sportive e ka dënuar me dy ndeshje Gonzalo Higuain, i cili mori karton të kuq për protesta në sfidën ndaj Juventusit.

Sulmuesi do të mungojë në sfidat ndaj Lazios dhe Parmës, teksa do të rikthehet ndaj Torinos në datën 9 dhjetor.

I zhgënjyer nga sjellja e Higuainit ka mbetur edhe Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Milanit.

Ai tregon se i ka ardhur turp nga sjellja e argjentinasit dhe shpresonte që sulmuesi të dënohej më shumë.

Futbolli është pasqyra e vendit. Të dielën isha në ‘San Siro’ dhe më ka ardhur turp për sjelljen e qendërsulmuesit të Milanit. Edhe pse jam një tifoz i tyre, shpresoja ta skualifikonin për një kohë të gjatë”, ka thënë Salvini.