Thirrja e Avdylajt në gjykatë, Berisha: Maskat ranë, rroftë partia e krimit

Pas deklaratave të sotme në gjykatë të njërit prej krerëve të organizatës kriminale “Avdyli”, i cili lëshoi thirrjet “Rroftë Dako, Rroftë Partia Socialiste”, ka reaguar ish-Kryeministri Berisha.

Dr. Berisha në një postim në Facebook, shkruan se “maskat ranë” pas thirrjes së Tit Avdylit në sallën e gjyqit.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit

“Bien Maskat! Rrofte parita e krimit, organizata kriminale, Partia Siçiliste me ne krye Kryekumbar Edvinin, “Rrofte Gjush Avdyli” therret Tit Avdyli (Niçja i Dakos) ne sallen e gjyqit! sb”, shkruan Berisha.