Ronaldo apo Messi? Ja kush ka statistikat më të mira për vitin 2018

Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit është rivaliteti më i madh gjatë dekadës së fundit në futboll.

Edhe gjatë vitit 2018, dy yjet e futbollit kanë statistika të përafërta, duke shënuar dhe asistuar shumë gola për klubin dhe Kombëtaren e tyre. Për më tepër, që të dy kanë arritur të marrin medalje të arta gjatë këtij viti me klubet e tyre përkatëse, shrkuan “Goal”, raporton SYRI.net.

Ronaldo ka luajtur në nëntë ndeshje më pak se Messi, dhe ky i fundit ka arritur ta shënojë vetëm një gol më shumë se portugezi.

Ish-sulmuesi i Real Madridit i ka shënuar 44 gola në 44 ndeshje. Por, dallimi më i madh mes këtyre të dyve është te asistimet, pasi argjentinasi ka bërë gjithsej 10 asiste më shumë se portugezi.