Andi Lila: Shpresojmë që të rikthehemi tek fitorja, japim 200 %

Andi Lila është optimist dhe beson se Kombëtarja do të rikthehet te rezultatet pozitive.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes ndaj Skocisë, Lila i ka bërë thirrje lojtarëve që të përmirësohen.

“Çdo dit me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta”, tha fillimisht ai.

Por kur është pyetur për zëvendësuesin e Hysajt i cili do të mungojë ndaj Skocisë ai u përgjigj:

"Kam disa viti në Greqi nuk luaj në këtë pozicion. Për ekipin Kombëtar s’ka problem. Trajneri e di më mirë këtë gjë. Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në lojë. Për mua është e rëndësishme që të fitojë skuadra. Në mundësinë që do më jepen do të tregojë më të mirën time në fushën  e lojës"

Impenjim maksimal: Ne shkuam në Europian dhe ndërruam nivel. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%. Kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Nëse me skuadra më të vogla do të futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë kemi pasur probleme. Të jemi skuadër rivale siç kemi treguar më parë.

Ndryshimet në Kombëtare: Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vet. Së fundmi, skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor.

Kujtojmë që ditën e shtunë në “Loro Boriçi” do të zhvillohet dueli ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.