Reagon Berisha: Ja fytyra e vërtetë e Lal Plehut, u kyç dyert qytetarëve

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar sërish ndaj dramës që po përjetojnë qindra familje në zonën e Unazës së Re të cilët rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka përdorur tone të ashpra ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili mbylli dyert e bashkisë për qytetarët të cilët kërkonin të takoheshin me të.

Ja postimi i plotë

"Kjo eshte fytyra e vertet e Lal Plehut, mbyll dyert e Bashkise per qytetaret qe do t’ju prishi shtepite!

Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Banoret e Unazes se Re kerkojne takim me kryetarin e Bashkise Tirane i cili eshte fshehur brenda ne bashki dhe ka kycur dyert me zinxhire"