Ja ku gjenden paratë për dëmshpërblimin e Unazës së re!

Vetëm nga pagesa e interesave bankare për zgjerimin e rrugës së Orikumit, do dilnin e tepronin për dëmshpërblimin e qytetarëve të Unazës së Re.

Vlera e interesit bankar është plot 19.5 milion euro pa llogaritur këtu, 50.5 milion euro qe do të kushtojë zgjerimi i një rruge me 3.5 metra dhe me gjatësi 14 km.

Kur Bypass i Vlorës i gjithi i ri kushton vetëm 35 milion euro.

Mes këtyre dy veprave publike ndryshon vetëm diçka ‘e vockël’.

Vlera 70 milion euro për zgjerimin e një rruge është bërë nëpërmjet procedurës së famshme PPP ose ndryshe Përvetësim i Parave Publike me ligj!

Ndërsa tenderin e Bypass të Vlorës me vlerë 35 milion euro është bërë me paratë e BEI dhe BERZH.

Për shtëpitë edhe bizneset që prishen nuk gjenden paratë.

As për teatrin e ri.

As për dëmshpërblimet e qytetareve nga përmbytjet.

Ndërsa për oligarkët, megjithëse nuk ia ‘kërkon’ njeri PPP, firmosen kontratat dhe zbatohen me përpikmeri.

Asnjë lek nuk mungon në fundit të vitit në arkat e tyre.

Para publike, që paguhen nga taksat e qytetareve që iu prishen bizneset, që nuk marrin dëmshpërblimet apo që po ju shtohen edhe taksat, duke filluar nga rrogat vitin e ardhshëm.

Kjo është Rilindja!