Veliaj frikë të përballet me banorët e Unazës së re, i sulmon pas shpine: Shpellarë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili nuk ka guximin të përballët me zgjedhësit e tij, sot ka sulmuar banorët e Unazës së re pas shpine.

Prej dy ditësh, qindra banorë të Unazës së re kanë protestuar tek bashkia e Tiranës kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre, por kryebashkiaku Veliaj nuk ka pasur guximin ti presë ata dhe të përballet me ta, po sot i ka sulmuar nga karrigia e këshillit Bashkiak.

Duke folur në Këshill, Veliaj i ka quajtur ‘shpellarë’ banorë që protestojnë për pronat e tyre, për shtëpitë e tyre.

‘Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet.

Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Nuk do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans’, tha Veliaj nga karrigia e Këshillit Bashkiak, ku u ndie i mbrojtur.