Real apo Barça? Neymar tregon se ku do transferohet Neymari

Andres Iniesta ka thënë se do të jetë shumë e vështirë, por nëse do të ndodhë do të ishte një transferim i madh i Neymarit te Barcelona.

Mesfushori spanjoll aktualisht po luan te skuadra kineze, Vissel Kobe theksoi se rikthimi i brazilianit në ‘Camp Nou’ nuk do të jetë i lehtë.

A mundet Neymar të rikthehet në Camp Nou? “Do të jetë e vështirë, nuk mund ta përjashtoj, por që do të jetë shumë e vështirë për të”, ka shtuar më tej Iniesta.

 “Ata do të transferonin një lojtar unik në skuadrën e tyre, por që kjo gjë në futboll mund të ndodh dhe ju duhet të jetoni me të.

“Barcelona? Unë i shoh ata si pretendent kryesor për ta fituar titullin, ata kanë lojtarë të rinj që janë përshtatur mjaftë mirë.