ZYRTARE: Joe Cole tërhiqet nga futbolli: Ishte një ëndërr e bërë realitet

Ish-mesfushori i Anglisë dhe Chelseas, Joe Cole në moshën 37-vjeçare i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin aktiv.

Cole, i cili ishte produkt i akademisë të së rinjëve të West Hamit, gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të njohura si: Liverpool, Lille, Aston Villa, Coventry, etj.

“Ka qenë një ëndërr që është bërë realitet. Unë shpresoj se dy dekadat e ardhshme do të jenë speciale ashtu siç ishin 20 vitet e fundit si futbollist profesionist”, tha ai.

Në vitin 2003, Cole iu bashkua Chelseat, ku fitoi tre tituj të Premier Leagues dhe dy tituj të FA Cup