VIDEO/ Arrestohet një nga 'të fortët' e Fierit me 2 pistoleta në Benz, emri

Vazhdojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Skuadra “Shigjetat” në Fier njoftoi se ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje duke arrestuar Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij ‘Benz’, iu gjetën 2 pistoleta, 2 krehëra dhe 2 fishekë. Por, gjithashtu, nga kontrolli në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi kanabisi.

Policia njoftoi se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit.