Ish-kryeministri i Maqedonisë Gruevski në kërkim, del shpallja zyrtare
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka shpallur zyrtarisht në kërkim dhe ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e ish- kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.
Gruevski është në arrati dhe po kërkohet nga policia e Maqedonisë në shtëpitë e tij dhe vende të tjera, por nuk është gjetur asnjë gjurmë. Ndaj ish-kryeministrit është lëshuar një urdhër arrest. Arsyeja është mosparaqitja e Gruevskit në gjykatë në lidhje me dënimin e tij.
Gruevski është dënuar për blerjen e një Mercedesi të blinduar prej 500 mijë eurosh.