VIDEO/ Pitoni kashfon 45 vjeçarin në tualet, shikoni pamjet e rënda

Një piton gjigand me një gjatësi prej 3 metrash që fshihej në tualetin e një zyre në Tajlandë ka kafshuar organin gjenital të Terdsak Kaewpangpan.

45-vjeçari nga Bangkok u dërgua me urgjencë në spital pasi hoqi gjarprin me duar nga trupi i tij.

‘Ndjeja diçka që kafshoi penisin tim. Kur pashë gjarprin, instiktivisht e kapa dhe e hoqa nga organi. Duhet të isha treguar më i kujdesshëm. Para 2 muajsh, pashë një gjarpër në tualetin e shtëpisë. Nuk ma merrte mendja që mund të më dilte sërish’- u shpreh 45 vejçari.

Kjo nuk është hera e parë që një gjarpër shfaqet në tualet. Duhet që menjëherë të merret ekipi pasi mund të ndodhin incidente nga me pasoja të ndryshme.

Shikoni Videon: