FOTO/ U ndanë 4 vite më parë, aktorja e Ertugrul rikthehet tek ish-burri i saj

Aktorja turke Hande Suba?i, e cila nga shqiptarët njihet si Ajkëzi, gruas së parë të Turgutit, në serialin historik turk shumë të ndjekur në vendin tonë, “Ertugrul”.

Në jetën reale aktorja 34-vjeçare duket se nuk ka shumë fat me meshkujt. Së fundmi është mësuar se ajo i është rikthyer lidhjes me ish-burrin e saj, Can Tursan, me të cilin e kishte dhënë fund martesës 4-vjeçare në vitin 2016.

Sikurse raportojnë mediat turke, çifti është fotografuar në Bebek, lagjen e famshme të Stambollit.

Ajo që bën përshtypje, ka të bëjë me faktin se Suba?i është rikthyer kështu tek ish-burri pas historive të pasuksesshme të dashurisë me aktorin Riza Kocaoglu dhe Altug Leblebici përgjatë dy viteve të fundit.

Suba?i dhe Tursan dukeshin tepër të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse ishin pajtuar, ata iu përgjigjen duke thënë se “të pajtuar kemi qenë”.

Hande Suba?i dhe burri i saj Can Tursan

Hande Suba?i dhe Riza Kocaoglu

Hande Suba?i dhe Altug Leblebici