Kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën? Ja çfarë thotë Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

I pyetur nga gazetarët në studio se kush do të jetë kandidati i opozitës, Basha tha se përballë Veliajt PD dhe opozita e bashkuar do të kandidojë një njeri që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kriminelëve.

‘Kandidati do të dali dhe do të përfaqësojë interesat e qytetarëve para se të përfaqësojë interesat e një partie politike. Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë oligarkët vrasësit e fëmiijëve, njerëz që fitojnë miliona euro në tendera’, tha Basha.