E pabesueshme/ Lojtari refuzon ftesën e kampionëve të Botës

Alexandre Lacazette u ftua nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, për të zëvendësuar të dëmtuarin Anthony Martial.

Por ai nuk do të paraqitet në ndeshjet kundër Holandës dhe Uruguait.

Sulmuesi i Arsenalit nuk i është përgjigjur thirrjes së vendit të tij pas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të tij dhe mjekët zyrtar të klubit londinez.

“Ky vendim është marrë pas një bisedimi me mjekun Dr. Franck Le Gall dhe kolegëve të tij tek Arsenali”, thuhet në një deklaratë publike në Twitter.

Pra, Lacazette edhe pse u ftua nga kampionët e Botës, nuk do të shkojë për të luajtur për Francën në sfidën e Ligës së Kombeve me Holandën dhe miqësoren me Uruguain.