VIDEO/ Rexhinaldo reagon për golin e anuluar: Ishte turp, vetëm anësori e pa të parregullt

Rexhinaldo i siguroi barazimin 1-1 Kukësit ditën e sotme në ndeshjen ndaj Teutës, por në minutën e 34-t, vetëm pak pasi Teuta kishte shënuar me Kamara, ishte po ky lojtar që shënoi, por anësori e anuloi golin për pozicion të parregullt të sulmuesit.

Pamjet filmike tregojnë që mozambikasi është brenda lojës, dhe për këtë rast ai ka reaguar vetë në Instagram, ku nuk e fsheh zhgënjimin për këtë vendim.

“I lumtur që shënova një gol dhe që ndihmova ekipin të barazojë ndeshjen. Ishte turp që më anuluan golin e parë, të cilin vetëm anësori e pa(si të parregullt). Sidoqoftë, do vazhdoj të punoj dhe jam i sigurt që do arrijmë objektivat tona. Forca Kukësi”, shkruan Rexhinaldo në Instagram.