VIDEO/ Portieri i Juves: Ja si e prita penalltinë e Higuainit. Ronaldo më tha...

Nëse Mandzukic dhe Ronaldo shënuan në portën e Milanit, edhe pritja e penalltisë ndaj Gonzalo Higuainit, nga ana e portierit Wojciech Szczesny ka gjithashtu rëndësinë e një goli, me mbrojtësin ekstrem të Juves që tregon momentin.

“Kundër Higuainit isha i përqendruar, por e njihnim njëri-tjetrin, ndonëse në atë rast isha unë njeriu më me fat. E di që ai zgjedh gjithmonë të godasë fort dhe tokazi, por në këtë rast zgjodha anën e duhur për të shmangur golin e barazimit të Milanit.

Çfarë më tha Ronaldo? Që të hidhesha pa goditur ende Higuaini, sepse ai godet fort. Edhe Cristiano e njeh mirë me sa duket”, tha portieri i Juventusit.