Zëvendësi i Gramoz Ruçit i nxjerr Edi Ramës, kartelën e të sëmurit psikik

Numri dy i Kuvendit të Shqipërisë në një postim të fundit në rrjetet sociale, i ka publikuar kryeministrit Edi Rama kartelën psikike. Nënkryetari i Kuvendit, që drejtohet nga Gramoz Ruçi, Edi Paloka, e ka quajtur Edi Ramën një psikopat dhe për këtë i ka vënë në dispozicion, edhe një kartelë të lëshuar nga spitali psikiatrik vite më parë, ku duket qartë emri i pacientit të sëmurë, Edi Rama, që sot është kryeministër i vendit..

“Lexova rastësisht që një nga tiparet e psikopatëve ishte që nuk arrinin të dallonin të mirën nga e keqja, si rrjedhojë të lejuarën nga e ndaluara…Ky që kemi kryeministër ose është, ose ka zgjedhur për interesa të tij, që të bej dhe psikopatin”, shkruan Nën Kryetari i Kuvendit duke e shoqëruar postimin, edhe me kartelën e Ramës.